Protestuan për largimin e konsullit grek/ Organizatorët gjobiten 50 milionë lekë

Aktualitet
Protestuan për largimin e konsullit grek/ Organizatorët gjobiten 50

Organizatorët e tubimit të sotëm në Gjirokastër janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 50 milionë lekë.

Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar edhe rregullat e distancimit social, të cilat janë konfirmuar nga ISHSH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fleta e gjobës i'u është dorëzuar tre prej organizatoreve të këtij tubimi, pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës.

Ndërkohë, kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri ka thenë se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës, dhe mungesa e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, bie ndesh me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobë.

Tubimi i sotëm u zhvillua nga disa shoqata patriotike, pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar nga Finiqi.

ME TE LEXUARAT