Media e huaj ngre alarmin për shitjen e mishit të ariut në Shqipëri/ Reagon pronari i restorantit

Soft

Pas publikimit të një fotoje të një restoranti në Drilon që ofron gatime me mish ariu, “The Independent” ka përhapur sot “alarmin” me anë të një artikulli, kushtuar gjuetisë së kafshëve të egra në Shqipëri.

Media britanike shkruante se tregtia e jashtëligjshme të jetës së egër në Shqipëri kishte dalë jashtë kontrollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studiuesit thanë që ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë, dhe ekspertët paralajmëruan se mishi i papërpunuar i kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve siç është koronavirusi.

Arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë, janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut online në internet, duke rritur frikën për mbijetesën e disa specieve në vend.

Ekspertët paralajmëruan se konsumimi i këtij mishi mund të sjellë sëmundje të shkaktuara nga parazitët, me simptoma si diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione.

Pas alarmit të ngritur, nuk ka munguar edhe reagimi i restorantit në Drilon, Pandi Çekiçi.

Ai e ka mohuar lajmin e mediave britanike, duke deklaruar se në restorantin e tij nuk ofron mish ariu.

Ai thotë sw:

“Jam njohur me lajmin. Nuk është e vërtetë, kur të doni, si të doni, paraqituni në lokal, kontrollojeni lokalin dhe shikojeni. Ajo nuk është menuja ime, mish ariu jo, nuk flitet, nuk bën vaki. Kafshë të egra jo, nuk kam fare, ka 10 vjet, që ka qenë e imja, vetëm rosë e egër, lepuri i egër, kanë qenë para 10 viteve, është bllokuar, nuk kam shitur asnjë gram që kur doli kjo e bllokimit të kafshëve të egra. E jap me përgjegjësi të madhe këtë“.

ME TE LEXUARAT