Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kolonjë/ 500 banorë pa ujë të pijshëm, dy çezma për gjithë fshatin

Fshati Qafzezë në Kolonjë vuan prej vitesh mungesën e ujit, ndërsa situata bëhet më problematike gjatë verës.

Banorët shprehen se janë vetëm dy çezma në qendër të fshatit nga ku mbushin ujë vetëm për të pirë.

Bashkia vijon të premtojë ujësjellësin e ri, por banorët mbeten skeptikë, pasi ky premtim nuk është mbajtur ndër vite.

Rreth 500 banorë të fshatit Qafzez në bashkinë e Kolonjës vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Situata vështirësohet dhe me tej përgjatë stinës së verës kur edhe burimet me te afërta të fshatit shterojnë.

Sipas banoreve arsyeja kryesore e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm në këtë fshat është pikërisht rrjeti i amortizuar i ujësjellësit.

Banorët thonë se:

“Ujë të pijshëm nuk ka. Kemi pothuajse që në dimër, janar. Mbetëm pa larë. Shumë vështirë. Thahesh për ujë. Vetëm kjo çezmë është. Duhet uji në shtëpi”.

Një tjetër banor thotë se:
“Ky ujë sjellës është tejet i amortizuar. Ca të nënën ca të njerkës po veprohet në fshatin tonë. Ne nuk kemi ujë”.

Ndërkohë, burime pranë bashkisë Kolonjë thonë se së shpejti pritet të nisë zbatimi i një projekti për linjën e ujësjellësit rajonal të Kozelit që do furnizojë 16 fshatra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet