Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Fier/ Aksident i rëndë me 4 të plagosur, makina përfundon jashtë rrugës

Një aksident i rëndë ku janë plagosur 4 persona ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Fier. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e ndodhjes se aksidentit ndërkohe mësohet se janë plagosur 4 personat qe udhëtonin në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia ku po kryen edhe ekspertizën.

Njoftimi i Policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet