Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“39 euro për të shpëtuar një jetë”/ Ja ilaçi që mund të jetë shpresa për personat me Covid-19

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhanë një lajm të mirë për një ilaç të lirë që ka mundur të ulë numrin e vdekjeve te pacientët me Covid 19.

Ilaçi i quajtur “Dexamethasone”, është trajtimi i parë që zvogëlon vdekshmërinë në pacientët me sëmundje të rëndë.

Sipas studiuesve, nëse mjekët do të kishin përdorur ilaçin për të trajtuar pacientët në gjendje kritike pas infektimit me koronavirus në Britani që nga fillimi i pandemisë, deri në 5.000 vdekje mund të ishin parandaluar,

Profesor Martin Landray nga Universiteti i Oksfordit ka thenë se “Ka një përfitim të qartë. Trajtimi bëhet deri në 10 ditë. Dexamethasone kushton rreth 5 paund për pacient. Pra, në thelb kushton 35 £ (39 euro) për të shpëtuar një jetë“.

Deri më tani, spitalet në të gjithë botën nuk kanë asgjë për t’iu ofruar këtyre pacientëve të dëshpëruar, që vdesin, dhe perspektiva e një trajtimi të afërt, duket e largët.

Ndërkohë, Dr. Sam Parnia, pulmonolog dhe profesor i asociuar i mjekësisë në Grossman School of Medicine në Universiteti i Neë York-ut tha se ky ishte një lajmi shumë i mirë.

Por ndërkohë që spitalet në Mbretërinë e Bashkuar ishin në gjendje të fillonin të martën trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë me Dexamethasone, shumë ekspertë në Shtetet e Bashkuara kërkuan të shihnin të dhënat dhe vetë studimin, të cilat ende nuk janë shqyrtuar ose botuar nga studiuesit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet