Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të detyrueshme maskat në Turqi pas rritjes së rasteve me koronavirus

Ministri turk i Shëndetësisë deklaroi se veshja e maskave të fytyrës në publik do jetë e detyrueshme për 42 provinca, pasi numri i rasteve me koronavirus është rritur që kur kufizimet janë zvogëluar.

Fahrettin Koca tha se:

“Ne nuk mund ta luftojmë virusin pa maska, duhet të ndiqen rregulla për të frenuar përhapjen e virusit”.

Tashmë, numri i rasteve të reja është pothuajse dyfish në krahasim me fillimin e qershorit, kur Turqia lejoi kafenetë, restorantet, parqet dhe vendet e tjera publike.

Ndër të tjera ministri, theksoi se ka pasur 18 viktima në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin kombëtar të viktimave në 4.825.

Ky i fundit, përmes llogarisë së tij të “Twitter” shtoi se ka pasur një rritje të rasteve në disa rajone, por tha se përhapja mund të kontrollohet nëse njerëzit veshin maska dhe ndjekin rregullat e distancës fizike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet