Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Klea Huta tregon prapaskenat e këngës “Parajsa ime” së Elgitit dhe Skënderajt

Disa ditë më parë, Elgit Doda dhe Alban Skënderaj lançuan bashkëpunimin e tyre “Parajsa ime”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Gjashtë ditë pas publikimit, kënga super ritmike numëron 2.5 milionë klikime në “Youtube” dhe siç duket është kthyer në hitin e kësaj vere.

Mirëpo, pas “Parajsës” fshihet edhe një histori e lezetshme, të cilën e ka treguar Klea Huta.

Teksa uron publikisht partnerin për këngën, duke u shprehur se çfarë prek dora e tij bëhet mrekulli, Klea rrëfen se kënga është zhvilluar në karantinë.

Madje, ajo është detyruar t’i falë Elgitit një lojë murlan, në mënyrë që ai të punonte.

Kjo pasi Elgiti e ndjente që do të dilte hit dhe në fakt ashtu doli.

Klea Huta përmes një postimi ka shkruar:

“Çfarë prek ti dhe nuk bëhet mrekulli? Ps: Kjo këngë është krijuar në karantinë. I kam falur një lojë murlani atë natë që të punonte, sepse ai e ndjente që do të ishte hit!”.

Në fillim të këtij muaji, Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë.

Klea solli në jetë vogëlus

hin Krid, të cilin ditën e sotme e kanë regjistruar edhe në gjendjen civile.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet