Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vettingu, Fatmira Hajdari flet para KPK për 10-katëshin pa leje dhe heqjen e vizës amerikane

Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari ka folur për ndërtimin pa leje të pallatit me 10 kate para KPK ku u mbajt sot seanca për vettingun ndaj saj.

“Sa i përket ndërtimit pa leje. Trualli posedohej prej nesh prej vit 1995. Me gjithë mosmiratimin tim, ishte im bir që nisi ndërtimin, duke marrë parasysh edhe riskun e shembjes.

Arsyeja e mospasjes së një leje ndërrimi ishte fakti i mospasjes se të drejtës së pronësisë mbi gjithë parcelën. Nxitës për tim bir ishin politikat qeveritare, ligji për legalizimin, shtyrja e afatit për vetëdeklarimet, po ashtu barazia para ligjit, pasi trualli që prej vitesh ishte nën posedimin tonë nuk kishte asnjë pronar”, tha ajo.

Avokatja : në rastin tim të dhënat që referoni janë të ekzagjeruara, pasi shpenzimet tona kanë qenë minimaliste pasi kur udhëtoja drejt Frankfurt harxhoja vetëm karburant

Para trupit gjykues, Hajdari, deklaroi: Pas ardhjes në Tiranë të cilën e kam deklaruar që kur jam bërë subjekt verifikim, kemi marrë shtëpi që është te vilat gjermane është marrë që nga viti 1993.

Kam punuar 12 vite në ministrinë se Drejtësisë, burri im ka qenë deputet. Aktualisht jetoj në të njëjtën vilë, përballimi i kësaj shume përballohej se burri deputet unë punoja në ministri, plus që kisha dhe vjehrrit që kishin pension.
Kam qenë gjithmonë korrekte në deklarimet e mia dhe me përgjegjësi. Deklaroj se në momentin që u bëra subjekt të gjitha këto veprime, blerja e lokalit janë të gjitha të deklaruara, në lidhje me shtëpinë, lidhjet elektrike atje në fillim ishin shumë të dobëta, e mbaj mend se ishin bërë shumë problem. Ish kryeministri i asaj kohe pasi pa gjendjen e keqe të shtëpisë, në rrezik, vendosi të më japi një kredi me vlerë 2.5 milionë, siç quhej atëherë kredi vipash.
Unë nuk munda ta ndryshoja shtëpinë, çdo rrezik e mora përsipër, vendosa të jetoja përsëri në atë shtëpi, dhe nuk shkova në shtëpi që ma ofroi kunati për arsye se më kërcënonin në atë kohë. Duke marrë përsipër rrezikun e kërcënimeve atëherë , vendos t’i bëja riparimet me kredinë që mua dha. Ju nuk keni qenë në atë kohë, po atëherë gjërat bëheshin në mënyrë informale sepse nuk kishte emaile si sot, gjëra të avancuara.

Nuk mbajë unë përgjegjësi në lidhje me vlerën e njësisë së shërbimit, e kam blerë me koston e ndërtimit. Ju nuk kishit shkruar vlerën e dyqanit marramendëse. Në lidhje me makinën doja të thosha që shumë gjëra më jepnin kujtime të këqija dhe doja të bëja ndryshime. Nuk kam qenë pa të ardhura unë skam bërë asnjë ndërtim, gjithçka janë para se unë të bëhesha subjekt rivlerësimi.

Në lidhje me truallin ullishte që e kam shitur për shkak se kisha halle të miat. Dhe kjo gjë ka ndodhur para së të bëhesha subjekt rivlersimi. Ndërsa për kredinë, që kam marrë 40 mijë euro, në atë kohë kanë qenë veprime informale. Lekët i kemi kthyer mbrapsh, pasi ju luta djalit tim.

Lokalin në “Qytetin Studenti” që investoi djali pasi u bën dy vite dhe më pas e ka privatiziar Dritan Prifti. Djali investoi tek ai lokal me qëllim për të fituar por ky biznes nuk ka zgjatur shumë.

Ju me keni vrarë moralisht me 26 Janar, kur kam plotësuar formularin unë s’kam pas dijeni për revokimin e vizës. Mua kurrë nuk më është refuzuar viza, më ka marrë ambasada në telefon, nuk mbaj mend datën dhe kohën, jam paraqitur, vajza ime është rritur në Amerikë, jam paraqitur kam dorëzuar pashaportën dhe më kanë thënë do të themi ne. Ka dalë, konsullja dhe më ka thënë se ju kemi revokuar vizën se jeni në proces vettingu.

Kam qenë vetja s’kam qenë e njëanshme kam qenë e drejtë, sot gjerat janë ndryshe dhe gjerat kanë avancuar, ju jap fjalën e nderit që kam qenë një nga gjyqtaret me të pastra në Republikën e Shqipërisë. Kaq kisha komisioni ta gjykojë si të dojë në bazë të provave”, tha Hajdar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet