U zunë me shkop bejsbolli dhe thikë/ Identifikohen emrat e përfshirë në konflikt

Aktualitet
U zunë me shkop bejsbolli dhe thikë/ Identifikohen emrat e

Identifikohen emrat e personave që u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në Tiranë, që çoi në arrestimin e 3 personave. Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”.

Burime të sigurta bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan dy vëllezërit Besim Sokolaj, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këta të fundit akuzohen për dhunimin e shtetasit Xhuljo Musa.

Ky i fundit bëri edhe denoncimin në polici se për motive të dobëta, pas një sherri të ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në Tiranë, si fillim e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me një thikë në krahun e djathtë.

Po ashtu është plagosur me thikë edhe Marvano Qerimi.

Mësohet se vëllezërit Sokolaj kanë një lokal dhe kishin të punësuar si kamerier kushëririn e Xhulio Musait.

Thuhet se para dy ditësh një klient e ka ofenduar kamerierin dhe ai ia ka kthyer.

Kjo nuk është pritur mirë nga pronarët e lokalit dhe janë konfliktuar me të. Pjesë e konfliktit u be dhe kushëriri si dhe shoku i tij Marvano Qerimi dhe Denis Musa.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme

ME TE LEXUARAT