Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë, vidhet flamuri

Kosovë&Rajon
Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë, vidhet flamuri

Konsullata e Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës është bërë objekt i një sulmi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Thuhet se objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, dhe më pas edhe është vjedhur nga vandalët flamuri i Republikës së Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bazuar në vëzhgimin e situatës nga konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi dorasit kishin me vete edhe mjetet e nevojshme për të kryer vandalizimin dhe për t’iu qasur flamurit.

Konsullata e Kosovës ka njoftuar policinë daneze, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës ka shkruar një notë verbale për autoritetet daneze dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të identifikojë autorët e këtij vandalizimi dhe ata të dalin para drejtësisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se fakti që Kosova sulmohet në prezencën e saj diplomatike, dëshmon edhe njëherë se puna e institucioneve dhe misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës është pengesë për agjendat e dikujt.

Gjithashtu, tha se angazhimi tyre nuk do ndalojë, pavarësisht akteve të tilla vandale duke inkurajuar të gjithë diplomatët që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës së tyre, duke avancuar interesin e Republikës së Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

ME TE LEXUARAT