Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Këngëtari shqiptar: Koronavirusi është gënjeshtër

Vendimi për anulimin e dasmave në Kosovë si pasojë e pandemisë së koronavirusit është pritur me protesta në vend nga disa këngëtarë.

Mes tyre ishte edhe i famshmi, Labinot Tahiri i cili që prej fillimeve të pandemisë ka qenë kundër anulimit të damsave dhe koncerteve si e vetmja mënyrë e sigurimit të të ardhurave për shumë artistë.

Por edhe pse situata ekonomike e shumë prej këngëtarëve mund të jetë e vështirë, të thuash se virusi është një gënjeshtër, është një gafë e madhe dhe këtë ka bërë sot Tahiri.

Ky i fundit pretendon koronavirusiu është një gënjeshtër. Nuk e dimë se në cilën botë jeton Tahiri, dhe a ka lexuar shifrat e tmerrshme të mijëra vetëve të ndarë nga jeta për shkak të Covid 19 në Europë, por gafa e tij shkon edhe më tej.

Ai shprehet se ka takuar 10 mijë vetë dhe në protestë i ka takuar të gjithë një më një, ndërsa shprehet se nëse ka ndonjë të sëmurë pas 1 javë, atëherë do të mbajë përgjegjësi.

Labinot Tahiri ka thenë se:

“10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër. A jemi 20 veta bashkë? Më thoni pas një jave nëse do të sëmuret njeri, nëse dikush infektohet nga unë, mbaj përgjegjësi për juve dhe shkoj në burg për juve”.

Është për të ardhur keq sesi një figurë e tillë publike, me mijëra fansa në mbarë vendin zgjedh të mos solidarizohet me situatën e vështirë në të cilën po kalon jo vetëm vendi i tij por e gjithë bota.

Në një moment që shqiptarët rrezikojnë të kthehen sërish në karantinë për shkak të shifrave të larta të të infektuarve, nuk kemi nevojë për trimëri të tilla të cilat duken absurde, por për thirrje për të respektuar masat e distancimit dhe ato të higjienës.

Pjesë e protestës është bërë edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila ka treguar shqetësimin e saj.
Kjo e fundit ka thenë:

“Derisa kanë filluar punën shumë biznese në Kosovë, atëherë pse mos të jetë mundësia e lejimit të punës sonë. Ky nuk është shqetësim vetëm i këngëtarëve, i estradës, kjo është zinxhirore, kjo lidhet edhe me çështje tjera, me individë të cilët varen nga ky vendim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet