Çelsi ofron 120 milionë euro për Kristiano Ronaldon

Sport
Çelsi ofron 120 milionë euro për Kristiano Ronaldon

Një lajm vërtet i bujshëm vjen nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Kristiano Ronaldos.

Sipas gazetarit Manolete të “AS”, Çelsi ka ndërmend të shpenzoj gjithë portofolin për të risjellë CR7 në Premier League.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të arritur shkëputjen e portugezit nga Juventusi, blutë kanë ndërmend të paguajnë 120 milionë euro, një shifër vërtet e rëndësishme për lojtarin e famshëm botërisht dhe që do t’i bëjë të lëkunden në qëndrim drejtuesit bardhezinj.

Duke shitur CR7 për një shumë të tillë, e blenë nga Real Madridi përpara dy vitesh për 100 milionë euro.

Paratiçi do të financonte merkaton në hyrje, por do të shpëtonte arkat e klubit dhe nga rroga e frikshme e Ronaldos. Por gjithsesi, për momentin mbetet vetëm një zë merkatoje.

ME TE LEXUARAT