Evazion fiskal në bregdet me fatura 'fake' pa nisur mirë sezoni turistik

Aktualitet

Në ditët e para të fillimit të sezonit veror, baret dhe restorantet në bregdet kanë filluar abuzimet me kuponët tatimor. Shumë qytetarë kanë kuptuar faktin se bizneset ju kanë dhënë fatura “fake”.

Në pamje të parë kuponi i lëshuar është krejt normal por në të vërtetë ai është një kupon pa vlerë ligjore dhe jo tatimor, pasi nuk njihet vlera e TVSH-së prej 20%. Kuponi i lëshuar është jo i rregullt, pasi në të nuk shkruhet emri i biznesit, adresa, NIPT-i i tij, nuk është e shkruar fraza “kupon tatimor”, vlera pa TVSH, apo numri i regjistrit elektronik i faturës. Të gjithë këto janë pjesë përbërëse të një kuptoni të rregullt. Ndërsa në fatura që shihni në foto mungojnë detaje të sigurisë dhe në të janë të paraqitura vetëm ora, data, numri i tavolinës dhe porositë e bëra me vlerën e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bizneset që po kryejnë evazion fiskal që në ditët e para të hapjes së sezonit turistik janë edhe një hap para administratës tatimore e cila po punon për implementimin e sistemit të ri për kontrollet në terren. Ndryshe nga vitet e kaluara inspektorët tatimor këtë vit do të jenë të pajisur me tabletë dhe GPS- si një alternativë e përzgjedhur për të shmangur ryshfetet në terren. Inspektorët do të gjurmohen për vendndodhjen e tyre dhe administrata Tatimore në çdo kohë do të evidentojë vendndodhjen si dhe kohën e qëndrimit në subjekt, apo edhe masat që merr ndaj biznesit.

Ky projekt ishte parashikuar të vihej në zbatim në fillim të muajit mars, por pandemia e shtyu për në Korrik. Edhe këtë vit fokusi do të jetë tek baret dhe restorantet, e kryesisht ato të bregdetit, për shkeljet tatimore të tilla si, mos-lëshimi i kuponit tatimor, biznes i paregjistruar në QKB, deklarimi i punonjësve apo edhe mos-mbajtja në punë e kasës fiskale. Synimi kryesor është ulja e informalitetit, i cili në vitin e kaluar nga kontrollet e bëra rezultoi të ishte në nivel 40%.

ME TE LEXUARAT