BE-ja hap nesër kufijtë gati plotësisht

Bota
BE-ja hap nesër kufijtë gati plotësisht

Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës duke nisur nga 15 qershori, dita e hënë.

Ndërkohë, Ballkani Perëndimor duhet të presë, deri më 1 korrik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

Në fillim të kësaj liste të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

Ndërkohë, vendet e BE kanë filluar hapjen e kufijve të brendshëm.

Kufizimet do hiqen nga Gjermania ditën e nesërme me vendet e BE-së dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia.

Gjithashtu, në vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Ministria e Jashtme në Paris bëri të ditur se Franca i heq kufizimet nesër për vendet e BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani.

Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dy javore për ata që hyjnë në këto vende.

Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi.

Polonia, pas gati tre muajsh i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje.

Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë.

Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore dhe Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi.

Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.

Ndërkohë, Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën.

Me Suedinë ka ende rregulla rajonale. Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit.

ME TE LEXUARAT