Tea dhe Kristi i “Big Brother” martohen në fshehtësi

Soft
Tea dhe Kristi i “Big Brother” martohen në fshehtësi

Para dy vitesh, Tea Zhuli dhe Kristi Becka që u bënë të njohur në “Big Brother” vendosën të dilnin publikisht në rrugët e vendlindjes së tyre, Korçës, ndërkohë që flitet se tashmë ata janë martuar në fshehtësi.

Kujtojmë që propozimin Kristi ia bëri Teas në sheshin e qytetit, ndërkohë që po mbahej Festa e Birrës. Mes mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e qytetit, ish-“banori” i “Big Brother”, Kristi, i propozoi për martesë të dashurës së tij, Tea Zhuli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fansat e Teas kanë vënë re detajin e unazës në gisht, ndërkohë që të njohur afër saj kanë treguar se ata janë martuar. Në një nga postimet e tij, bashkëngjitur fotos me Tean, Kristi shkroi:

“Unë me parajsën time”, fjalë që dëshmonin se ai ndihet mrekullisht i lumtur pranë saj.

Kristi Becka dhe Tea u njohën brenda së njëjtës shtëpi të vëzhguar nga kamerat, pikërisht aty ku Kristi pa me sytë e tij çdo hap të lidhjes së saj me fituesin e atij edicioni, Vesel Kurtishaj. Kristi u kujdes që këtë moment emocionues dhe të rëndësishëm për jetën e tyre ta bëjnë publik para shumë njerëzve në mes të qytetit të tyre të lindjes.

Nga videot e siguruara dy vite më parë nga propozimi, vihej re entuziazmi i njerëzve në shesh si dhe emocionet që kishin mbërthyer Tea-në në skenën e Festës së Birrës.

Kristi dhe Tea regjistrohen si të paktët çifte që vazhduan përtej “reality shoë” një marrëdhënie të bukur, pas Ogrenit e Nedës që u martuan dhe u bënë prindër.

Historia e Kristit me Tean nuk është aspak normale, duke qenë se kur ata ishin në shtëpinë e “Big Brother”, Tea i qante hallin për lidhjen që nuk po funksiononte si duhej me Veselin.

Pas daljes nga loja, ajo nisi bashkëjetesën në Tiranë me Kurtishajn, një marrëdhënie që përfundoi me ndarje të hidhur gjatë kohës kur ai konkurronte në “Dance ëith me”.

Nuk vonoi shumë dhe Tea u pa papritur në krahët e Kristit, i cili ndërkohë kishte nisur punë në televizion,si partneri i Ilda Bejlerit, në emisionin “Bar Skedina”. Tashmë, ata e kanë hedhur pas të shkuarën.

Ata duket se kanë një lidhje të fortë, pasi rrjetet sociale e tyre nuk postojnë asnjë foto me miq, përveçse vetëm ose me njëri-tjetrin.

ME TE LEXUARAT