Nga planet për fëmijë dhe shtëpi të re tek marrëdhënia me partnerin/ Adelina Tahiri tregon gjithçka

Showbiz
Nga planet për fëmijë dhe shtëpi të re tek

Pasditen e sotme, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri realizoi një intervistë nëpërmjet një videoje live, ku rrëfeu shumë për publikun lidhur me jetën e saj personale dhe planet për të ardhmen.

Këngëtarja tregoi se tashmë bën 6 vite që nga dita kur ka njohur për herë të parë partnerin e saj, Serjoza Markov dhe kanë nisur romancën e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja tregoi se vazhdon të jetë kokë e këmbë e dashuruar me bashkëshortin dhe është shumë e lumtur me jetën e saj aktuale.

Gjithashtu, shtoi se Markov i bën shpesh dhurata, çmimi i të cilave s’ka rëndësi për të. Adelina pohoi se është gjesti i tij që e bën të lumtur, pasi ndjen se ai e kujton gjithmonë dhe përpiqet ta bëjë të buzëqeshë.

Sipas këngëtares mes saj dhe avokatit nuk ka aspak xhelozi duke thenë se besimi është çelësi i një marrëdhënieje të gjatë dhe të shëndetshme.

Kjo e fundit rrëfeu se dëshiron një vajzë, mirëpo po stepet nga “frika” se fëmija i dytë do të jetë sërish djalë, ndaj shtatzënia e dytë po vonon.

Këngëtarja gjithashtu tregoi se jetojnë në një apartament luksoz, mirëpo çifti ka në plan të marrë një shtëpi të re akoma më të bollshme me hapësirë.

Kjo për shkak të zgjerimit të familjes së tyre, i cili herët apo vonë do të ndodhë.

Adelina foli edhe në lidhje me ndërhyrjet në fytyrë duke thenë se çdokush ka të drejtë të ndihet mirë me veten e tij, ndaj mund të ndryshojë gjithçka që e pengon të ketë vetëbesim.

Duke pranuar se ka bërë buzët dhe së fundmi ka rregulluar edhe dhëmbët e saj, duke bërë “Hollyëood smile” që e kanë thuajse të gjithë personazhet VIP nëpër botë.

Tahiri rrëfeu gjithashtu se po punon për projekte të reja, të cilat u vonuan për shkak të pandemisë Covid-19.

ME TE LEXUARAT