Mori hakun e të vëllait, policia: Shpallet në kërkim autori i vrasjes së Hekuran Billës

Aktualitet
Mori hakun e të vëllait, policia: Shpallet në kërkim autori

Policia ka njofuar se eshtë identifikuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur te Komuna e Parisit, në Tiranë, mbrëmjen e të enjtes.

Autori i dyshuar i krimit të rëndë është shpallur vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli, citon news 24.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policise, mesohet se autori i dyshuar është 34 vjeç, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.

U vra ne Tirane, Hekuran Billa ekzekutoi shqiptarin me plumb ne koke ne Britani

Në këtë mënyrë, forcohen dyshimet se kuksiani 40-vjeçar u vra për hakmarrje. Në Angli ai kishte ndryshuar edhe emrin dhe përdorte emrin Herland Bilali. Në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku 22 vjec.

Ai u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal dënimi të rekomanduar prej 34 vjet.

Ai kishte qënë protagonist edhe në plagosjen e një tjetër shqiptari Musa Prahmani, të gjitha ngjarje këto të lidhura me përplasjen e bandave shqiptare të fushës së trafikimit të njerezve dhe prostitucionit në Angli.

Pas këtyre ngjarjeve, Hekuran Billa tentoi të largohej drejt Danimarkes por u kap. Por tekjsa bëri disa vite burg në këtë vend, Hekuran Billa ( Herland Bilali) u ekstradua pak vite me parë drejt Shqiperisë.

40 vjecari doli para një viti nga burgu në vendin tonë, në rrethana të pashmjegueshme , duke hapur edhe një biznes, atë të makinave me qira derisa u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte.

ME TE LEXUARAT