MASR thirrje maturantëve: Problematikat e ngritura nga ju janë adresuar, përgatituni për provimet e ardhshme

Aktualitet
MASR thirrje maturantëve: Problematikat e ngritura nga ju janë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me anë të zëvendësministres Nina Guga iu ka bërë thirrje maturantëve që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme.

Nina Guga thotë se problematikat e ngritura janë adresuar në QSHA, duke shtuar se së shpejti do të ketë analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i dhënë nga zëvendësministrja e Arsimit Nina Guga:

“Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet”, shprehet Znj. Guga.

Për sa i përket “cut-off”-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

“Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”.

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.

“Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë”, tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Në fund të video-mesazhit, Znj. Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

ME TE LEXUARAT