Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nisën pushimet e verës

Çifti i shumë komentuar i shoëbiz-it shqiptar, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, më në fund kanë vendosur të mos e fshehin më për publikun faktin që i rreh zemra për njëri-tjetrin.

Çifti pranoi lidhjen nëpërmjet disa videove në TikTok dhe që atëherë në rrjete sociale kanë ndarë herë pas here momente së bashku.

Ditën e sotme, dyshja ka udhëtuar drejt jugut për të kaluar disa ditë të nxehta vere.

Jonida nuk ka vonuar të ndajë në llogarinë e saj të “Instagram” në “InstaStory” një video shumë të ëmbël të tyren.

Ajo filmon veten në plazh dhe më pas e kthen telefonin nga Romeo, i cili i përgjigjet:

“Hë shpirt“, teksa shikon nga kamera.

Ata po shijojnë së bashku rrezet e nxehta të diellit dhe fresikë e detit, teksa duket se që tani e tutje do të shohim më shumë momente të ëmbla të dyshes në rrjete sociale.

Për t’ju rikujtuar, pak ditë më parë ata bënë të njëjtin tatuazh. Jonida në krah, ndërsa Romeo në këmbë, vendosën që të gdhendnin përgjithmonë fjalët “Hate/Love”. Pra, dashuri dhe urrejtje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet