Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gol në limit/ Dortmund nuk dorëzohet për titullin, rënie nga Bundesliga për Paterborn

Dortmund vijon të mos dorëzohet për titullin në Bundesligë pavarësisht se kanë mbetur dhe tre javë kampionat.

Pavarësisht se kampionati duket një mision i pamundur, Dortmund vijon të mos dorëzohet. Skuadra verdhezi ka fituar sot me rezultatin minimal 0-1 në trasnefrtën e Dusseldorf në takimin e vlefshëm për javën e 31 të Bundesligës.

Golin e vetëm të takimit Dortmund-i i drejtuar nga Lusien Favre, e realizoi në limitet e kohës së rregullt.
Haaland bëri heroin në minutën e 95, duke dërguar topin në rrjetë për tre pikët.

Më shumë se për pikët kjo ishte edhe një fitore karakteri, pasi verdhezinjtë në këtë mënyrë deklarojnë se nuk dorëzohen kurrë edhe pse kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi kampionatit.

Ndërkohë në takimet e tjera të ditës së sotme Paterborn-i i Klaus Gjasulës pothuajse vulosi rënien nga kategoria, pasi u “shkatërrua” 1-5 nga Ëerder Bremen.

Ende mbahen në lojë, por është thuajse a pamundur të rikuperohen tetë pikë në tre javë kampionat.

Ndërkohë, në takimin e të barabartëve mes Hertha të Berlinit dhe Eintracht Frankfurt, fituese doli skuadra që mori tre pikët falë rezultatit 1-4, ndërsa ndeshja tjetër e zhvilluar mes Koln-it dhe Union Berlinit përfundoi 1-2.

Nga një pikë ndanë Ëolsburgu me Freiburgu-n e Abrashit që barazim me rezultatin 2-2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet