Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Francë/ Protestuesit përplasen me policinë me gurë dhe gaz lotsjellës

Ditën e sotme, policia franceze është “përplasur” me protestuesit në Paris, të cilët mbushën rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga policia.

Kjo ndodhi për shkak të protestave që kanë shpërthyer në disa vende që prej vrasjes së George Flyod, të riut me ngjyrë në Amerikë.

Sipas BBC, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, që nga ana tjetër u përgjigjën me gurë.

Tubimi përveçse ishte pjesë e lëvizjes mbarëbotërore e frymëzuar nga protestat e Amerikës me moton ‘Black lives metter’ ajo ishte e frymëzuar edhe nga një video e shpërndarë së fundmi teksa policia franceze dhunon një 16-vjeçar, i quajtur Adama Traore, që si pasojë e asaj që ndodhi humbi jetën në paraburgim në vitin 2016.

Protestuesit fillimisht u mblodhën në “Place de la République” në qendër të Parisit, ndërsa tentuan të marshonin drejt pallatit të Operas, por u përleshën me policinë pasi protestat janë të ndaluara.

Për protestat e sotme reagoi edhe e motra e Adama Traore-s, e cila deklaroi:

“Të denoncojnë mohimin e drejtësisë, të denoncojnë dhunën sociale, racore, policore. Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur në Francë. Vëllezërit tanë po vdesin.”

Megjithatë policia franceze ka thënë se ata ndjehen “të fyer” nga pretendimet se ata ushtrojnë dhunë dhe racizmin.

Vlenë të themi se të premten oficerët u mblodhën në “Champs-Élysées” duke hedhur prangat e tyre në tokë në shenjë solidariteti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet