Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Twitter fshin mbi 170.000 llogari/ Shpërndanin mesazhe pro Kinës

Një nder rrjetet sociale më të njohura dhe më të përdorura nga mbarë bota është aplikacioni “Twitter”.

Twitter ka fshirë më shumë se 170.000 llogari, të cilat ka thënë se kanë qenë të lidhura me operacione për shpërndarje të mesazheve pro Kinës.

Përfaqësuesit e “Twitter” kanë thenë se disa prej këtyre postimeve kanë qenë rreth shpërthimit të koronavirusit dhe se një “rrjet kyç”, i 23.750 llogarive aktive janë fshirë, bashkë me 150.000 llogari të tjera “përforcuese”.

Tëitter po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1.000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi.

Duke shtuar se, rrjeti kinez, me bazë në Kinë ka pasur lidhje me operacione paraprake shtetërore, të cilat janë bërë të ditura përmes platformave tjera si “Facebook” dhe “YouTube”.

Gjithashtu, zyrtarët e Twitter-it kanë thënë se kanë analizuar në detaje informacionet e kalura, që kanë qenë të koordinuara nga Kina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet