Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plazhi i famshëm Copacabana, shndërrohet “në një varrezë masive”

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.

Prandaj për këtë shkak është shumë e vështirë edhe situata e varrimit të viktimave të koronavirusit, pasi numri është teje i lartë e sa vjen dhe rritet.

Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.

Kujtojmë Brazili është shteti dytë në botë pas SHBA-së më i prekur nga koronavirusi. Deri tani në Brazil janë regjistruar 802,828 të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 40 919 persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet