Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mberrijne ne Rinas 198 turistet e pare per kete sezon, Klosi i pret me lule

Mbremjen e sotme kane mberritur ne Shqiperi 198 turistet e pare per kete sezon turistik ne Shqiperi. Ata jane nga Minsku i Bjellrusise, dhe kete sezon veror jo te zakonshem, kane zgjedhur ta kalojne ketu.

Si asnjehere me pare mberritja e tyre ne aeroportin e Rinasit eshte festuar, ndersa vete Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mori pjese ne cermonine e pritjes se tyre, duke dhuruar lule per pasagjeret.

“Pata kenaqesine e madhe te dhuroja nje buqet me 189 lule për 189 padagjeret pasi jane pasagjeret e pare qe erdhen sot ne Shqiperi duke.mbushur plot e per plot charterin e pare i cili jo vetem erdhi ne Shqiperi si charteri i pare turistik, po mbase informacioneve qe ne kemi mbase eshte charteri i pare turistik ne Europe.

Edhe shume mire qe e filluam nga Shqiperia kete aktivitet rajonal, kete aktivitet evropian duke i dhene shume entuziazem sektorit turistik ne Shqiperi”, tha Klosi.

Sipas Ministrit edhe gjate muajve te Pandemise, eshte bere nje pune e madhe per te krijuar kushtet e duhura per te zhvilluar turizmin.

“Eshte nje pune e madhe qe kemi bere ne gjithe keto 2 muajt e pandemise per te krijuar atmosferen per te pritur me shume turiste ne Shqiperi per te krijuar strukturat akomoduese, per te krijuar rregullat e menaxhimit te virusit qe akoma nuk eshte larguar nga Shqiperia”, theksoi ministri.

Sipas Klosit ky eshte nje event i rendesishme per rindezjen e motorrit te turizmit, ndersa priten edhe grupe te tjera turistesh nga vendet e baltike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet