Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ja çfarë pritet të ndodhë në Tiranë ditën që përfundon gjendja e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjithmonë në rast se nuk ka shtim të infektimeve dhe përkeqësim të situatës, do të përfundoi më 23 qershor.

Burime të ndryshime janë shprehur se në këtë datë, Bashkia e Tiranës ka menduar të organizojë një koncert.

Për të shmangur çdo keqinformim të mundshëm, disa media kontaktuan me burime të sigurta dhe të brendshme në Bashki, të cilat e konfirmuan një gjë të tillë, por theksuan disa detaje të rëndësishme.
Një nga burimet u shpreh se:

“Ne po përgatitemi për një koncert nisur nga Dita Ndërkombëtare e Muzikës (21 qershor), e cila mund të organizohet në 23 qershor, datë që shënon edhe mbylljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por gjithmonë kjo varet nga çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Nuk ka ende një lajmërim zyrtar sepse duhet të shohim edhe vijueshmërinë e situatës së Covid 19”.

Duke marrë parasysh përgjigjen e dhënë personi u pyet për faktin se si do të procedohet me sigurinë shëndetësore dhe ruajtjen e distancës, pasi koncerte të tilla janë padyshim një vend me rrezikshmëri të lartë infektimi.

Burimet e sigurta thanë se:

“Koncerti do të realizohet me barriera ndarëse” për të ruajtur distancimin social dhe sigurisht “që maskat janë të detyrueshme”.

Duke qenë se u frymëzua nga Dita Ndërkombëtare e Muzikës, një media zbuloi se koncerti do të quhet MuzikOn dhe do të ketë banda me instrumentistë profesionistë dhe këngëtarë të njohur të muzikës popullore dhe moderne.

Disa prej emrave janë Ledri Vula, Fifi, Ronela Hajati, Kida, Kamela Islamaj, Anxhela Peristeri, Çiljeta, Eli Fara, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, dhe Maja.

MuzikOn, në rast se situata e Covid-19 është e lehtëmenaxhueshme, do të jetë live dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë orë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet