Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ekzekutimi i snajperistit kurd/ Policia britanike: Ja shqiptarët e dyshuar të përfshirë në vrasje

Katër shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia britanike në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në veri-lindjen e Anglisë. Trupi i Hemawand Ali Hussain u gjet në Hartlepool, të dielën, 15 shtator 2019.

Hussain 30 vjeç kishte qenë snajperist me forcat kurde dhe kishte luftuar edhe ISIS-in në Irakun e Veriut. Ai u godit për vdekje me armë zjarri, raportojnë mediat britanike.

Katër burra të akuzuar për ekzekutimin e tij do paraqiten në gjykatë në muajin tetor 2020. Tashmë, policia britanike ka bërë aplet për të gjetur edhe 4 persona të tjerë, që besohet se kanë lidhje me vrasjen e dyshohet se janë shqiptarë.

Ata janë: Sajmir Dodoveci, Daniel (i njohur edhe si Dardan) Kadiu, Eugert Merizaj dhe Armando Marku, të cilët kanë jetuar kryesisht në Lancashire të Britanisë së Madhe.

Nga hetimet, ka dyshime se ata jetojnë aktualisht në Veri-Perëndim. Forcat policore britanike kanë bërë apel që të gjithë ata që kanë informacion, të paraqiten në polici.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet