Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryeministri Konte firmos lejen/ Kupa e Italisë nis nesër me Juventus-Milan

Kur ka mbetur dhe një ditë nga Juventus-Milan e vlefshme për Kupën e Italisë, ka ardhur dhe leja e posaçme e Qeverisë së Italisë, që do të mund të lejojë përballjet e vlefshme në mënyrë që të zhvillohen përpara datës 15 qershor, që ishte dhe fundi i fazës së dytë të koronavirusit në Itali.

Federata kishte propozuar që Kupa e Italisë të luhej dhe të përfundonte edicionin e saj përpara rifillimit të Serie A. Rifillim që është zyrtarizuar më 20 qershor.

Ndërkohë, datat 12 dhe 13 qershor ishin zgjedhur si më të përshatshmet për të luajtur gjysmëfinalet e kthimit Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, por për këtë nevojitej heqja e kufizimit përpara datës 15 qershor.

Në dekretin e firmosur nga kryeministri Konte thuhet se duke nisur nga 12 qershori 2020, eventet sportive të njohura si interes kombëtar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, Komiteti Paraolimpik Italian dhe federatat respektive, janë të lejuara që të zhvillohen në ambient të hapur dhe me dyer të mbyllura, por duke respektuar protokollet e dala nga vetë federatat sportive kombëtare

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet