Talentet kushtojnë, dhe aq më tepër ata që janë më të rrallë.
Ligji i merkatos është i tillë dhe klubet kanë bërë sakrifica të pabesueshme për të pasur më të mirët. Kur piaca rritet në top-klubet e kontinentit, atëherë shifrat shpesh konsiderohen si të “çmendura”.
Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, Borusia e Dortmundit ka kërkuar jo më pak se 130 milionë euro për talentin e saj anglez, Jadon Sanço.
Sipas mediumit iberik, Manchester United ka ofruar 115 milionë euro për Sançon. Shifër e cila është konsideruar e papranueshme nga gjermanët, të cilët e kanë kthyer ofertën pas.