Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Zgjedhorja’/ Rama pranon kërkesën e opozitës së re

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga tre kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t’i presë ata në takim ditën e sotme në orën 19:00 në Kuvend.

Fokusi i këtij takimi do të jetë Reforma Zgjedhore, pasi opozita e re ka deklaruar se nuk do ta votojë marrëveshjen e 5 qershorit në parlament pa u plotësuar 2 kushtet që kanë, depolitizomi i administratës Zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Në takim do të jenë të pranishëm tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku, të cilët më herët, më konkretisht mëngjesin e sotëm takuan edhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për mëse një orë, por që nuk u arrit një dakordësi.

Në përfundim të mbledhjes, ata paralajmëruan se do të braktisnin të gjitha komisionet parlamentare deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet