Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Gjendja do të stabilizohet shpejt, s’besoj të ketë rikthim të masave

Aktualitet
Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Gjendja do të stabilizohet

Prej disa ditëve vendi ynë po përballet me një shtim të rasteve të reja meCovid 19. Dita e sotme shënon një tjetër rekord, ku 42 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Ndërkaq ditën e sotme pritet edhe mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku do të flitet për masat ndaj situatës së krijuar. Ekspert dhe njerëz të fushësh kanë nisur të flasin tashmë për mundësinë e një tjetër “Lockdoën” duke e cilësuar si të papërballueshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ndër ata është dhe mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, i cili është shprehur se situata do të shkojë drejt stabilizimit së shpejti. Më tej mjeku ka thënë se nuk beson se do të rikthehen masat e ashpra që u ndërmorën në muajin mars, duke u shfaqur optimist për situatën në vend.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare që ka bërë për situatën e krijuar nga Covid 19, ka thenë se:

“Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit.

Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit.

Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”.

ME TE LEXUARAT