Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një çift të moshuarish transportohen me urgjencë te Infektivi/ 15 të shtruar në 24 orë

Shtimi i rasteve me Covid 19 në vend ka shtuar edhe numrin e të hospitalizuarve te Infektivi
Disa çaste më parë, një urgjencë e re mbërriti në spital.

Burime bejnë me dije se, bëhet fjalë për një çift të moshuarish rreth 70 vjeç dhe se të sëmurët janë pa komplikacione të rënda.

Këta të fundit kanë zbritur me këmbët e tyre nga autoambulanca dhe janë futur në Infektiv.

Gjithashtu, para urgjencës së fundit, janë paraqitur në Infektiv 13 pacientë të infektuar me Covid 19 në harkun e 24 orëve.

Ndërkohë raportohen edhe disa të shëruar që janë nxjerrë nga spitali për në banesë. Zyrtarisht, ministria e Shëndetsisë ka raportuar për 46 të shtruar në Covid 1, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Por, sot MSH ka publikuar me vonesë humbjen e një jete në spitalin Covid 1, një grua e moshuar mbi 80 vjeç, që sipas MSH ishte asiptomatike dhe vdekja ka ardhur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gjithashtu, burime të sigurta, pohojnë se gruaja në momentin e diagnostikuar me Covid 19 nuk ka patur gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas infektimit, shëndeti i saj është përkeqësuar në pak ditë me insuficencë të theksuar respiratore tipike shenjë e Covid 19. Pas kësaj pacientja përfundoi në reanimacion ku pas 3 ditësh ndërroi jetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet