Çështja “Kajmaku”/ Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares Shefkije Demiraj

Politikë
Çështja “Kajmaku”/ Avokati kërkon përjashtimin

Ditën e sotme, pranë gjykatës së Tiranës u zhvillua seanca e parë për çështjen “Kajmaku”.

Avokati i Agim Kajmakut, Z. Isuf Shehu depozitoi në sekretarinë e gjykatës kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Znj. Shefkie Demiraj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kërkesën, përmendet se ka indicie që Znj. Demiraj është në proces Vettingu, proces ky që kryesohet nga Znj Pamela Qirko (Balluku) motra e Znj. Belinda Balluku, e cila rezulton, sipas informacioneve mediatike dhe të dhënave të tjera, kundërshtarja e vetme politike ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës.

Nga ana e avokatit, ky fakt përbën një shkak të rëndësishëm anshmërie, që parashikohet në nenin 17, pika “ë”, i Kodit të Procedurës Penale.

Dihet botërisht, rëndësia e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët mund të rrezikojnë vendin e punës.

Nuk janë të pakta rastet kur gjyqtarët dhe prokurorët nën trysninë e vettingut, janë bërë pjesë e skemave dhe intrigave politike në vend, duke u bërë kështu palë me lojërat politike në dëm të interesave të qytetarëve apo dhe individëve me kredenciale publike, duke krijuar pikëpyetje mbi kredibilitetin e reformës në sistemin e drejtësisë që aq shumë është propaganduar gjatë këtyre viteve.

ME TE LEXUARAT