Ç’duhet të bëni nëse meritoni pagë lufte, por s’ka aplikuar punëdhënësi

Aktualitet
Ç’duhet të bëni nëse meritoni pagë lufte, por

Afati i fundit për punëdhënësit për përfitim të ndihmës financiare për punonjësit ishte data 5 qershor dhe pas përfundimit të këtij afati, Administrata Tatimore njoftoi procesin që duhet të ndjekin të gjithë të punësuarit/ish-të punësuarit që përfitojnë 40,000 lekë, por nuk e kanë marrë për shkak të mosaplikimit nga ana e punëdhënësit.

Çdo individ përfitues ka mundësinë që të verifikojë të dhënat e tij në listën e bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Më pas, duhet të plotësojë një formular online me të dhënat personale.

“Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit,” sqaron Drejtoria e Tatimeve.

ME TE LEXUARAT