Barcelona e nervozuar/ Semedo thyen protokollin, shkon në festë me 20 persona

Sport
Barcelona e nervozuar/ Semedo thyen protokollin, shkon në festë me 20

Mbrojtësi anësori i Barcelonës, Nelson Semedo, ka përfunduar në “syrin e ciklonit” sepse ka thyer protokollin e sigurisë anti-Covid 19.

Sipas shtypit spanjoll, Portugezi ka marrë pjesë ditën e hënë në një festë të ditëlindjes së një miku ku kanë qenë të paktën dhe 19 persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Spanjë, takimet në grup janë të limituara deri në 15 persona.

Lojtari është parë pa maskë, sikundër dhe të ftuarit e tjerë dhe pa respektuar distancën e sigurisë.

Ndërkohë, Barcelona ka kërkuan të blejë imazhet e telekamerave të lokalit në mënyrë që të verifikojë vërtetësinë e zërave dhe të ndëshkojë lojtarin e saj.

Nëse kjo histori do të konfirmohet, largimi i Semedos nga klubi do të ishte gjithnjë e më i sigurt pas zërave të dalë më herët.

ME TE LEXUARAT