Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lajm i mirë për ata që duan të shijojnë detin, rriten ndjeshëm temperaturat

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm, me vranësira e kthjellime, çka në zonat malore do të sjellë edhe reshje shiu herë pas here.

Megjithatë, sipas “Meteoalb”, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 24ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 31ºC.

Nuk do të mungojë as era, e cila do të fryjë në drejtimin Jugor dhe forca e valëzimit në det do të jetë e shkallës 3 ballë.

Po ashtu edhe në Kosovë moti do të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut. Temperaturat në Kosovë do variojnë nga 11ºC deri në 26ºC që është edhe maksimumi në zonat e ulëta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet