Erzen Breçani: Arma e përdorur për të eliminuar Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por…

Aktualitet

Atentati ndaj Ardian Çapjas ditën e djeshme në Krastë të Elbasanit mbizotëroi në media për disa arsye, ku dy ndër to janë figura e Çapjas dhe arma e përdorur ndaj tij.

Pikërisht kjo e fundit u komentua gjerë në debatet televizive dhe jo vetëm duke qenë se ishte një snajper finlandez, i cili mund të qëllonte deri në 600 metra distancë nga objektivi i targetuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Real Story” në News24 që komentoi atentatin dhe armën e përdorur.

Sipas Breçanit, kjo lloj arme e përdorur ndaj Çapjas përdoret nga forcat speciale, por është detyrë e policisë, u shpreh ai, që të hetojë dhe të gjejë autorët e vërtetë.

Erzen Breçani tha:

“Atë tip arme e përdorin forcat speciale, kanë lente me precizion të lartë. Snajperisti ka qenë 250 metra larg, personi normal që është stërvitur, ai ka mundur ta qëllojë në shpatull, shumë afër zemrës. Është një armë që shkakton shumë dëmtime kur hyn e del plumbi.

Pozita e banesës nuk i ka lejuar snajperistit më shumë fushëpamje që ta godiste sërish. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal, por policia duhet të hetojë. Kur marrin pjesë shumë persona diku do gabojnë. Çdo gjë shikohet dhe vullneti i njerëzve për të ndihmuar për të dhënë informacion të çon drejt zbardhjes së ngjarjes. Polica e di kush e ka organizuar, janë kundërshtarët e tij. Hetimi duhet të nisë nga ish specialët, dihet që ata kanë një rivalitet me të.”

ME TE LEXUARAT