5 mijë dollarë nëse komentoni tek "mbreti" i Instagramit, por me një kusht të vetëm

Showbiz

Nëse keni dëgjuar ndonjëherë emrin e Dan Bilzerian me siguri pas emrit keni dëgjuar edhe nofkën e tij “mbreti i Instagramit”, pasi si e tillë cilësohet jeta e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I mbuluar nga luksi dhe i rrethuar nga dhjetëra femra kudo që ndodhet, Dan Bilzerian padyshim që “sundon” rrjetin social më të përdorur deri tani.

E ndonëse duket disi e pabesueshme, por “mbreti i Instagramit” së fundmi ka bërë të ditur se ka shkruar autobiografinë e tij.

Dhe kjo mund t’ju hyjë në punë, sepse Dan Bilzerian ka bërë ofertën e “çmendur” për këdo që i gjen një titull të mirë për librin, ideja më e mirë do të shpërblehet me 5 mijë dollarë, jo pak.

Ai shkruan:

“Sapo përfundova së shkruari autobiografinë. Jap 5 mijë dollarë për titullin më të mirë të librit në komente.”

Epo, ndoshta është rasti më i mirë që mund të komentoni në Instagramin e tij, mos harroni se një koment mund t’ju sjellë edhe 5 mijë dollarë nëse ideja juaj është më e mira.

ME TE LEXUARAT