Strakosha rrit pretendimet, i kërkon Lazios rritje rroge

Sport
Strakosha rrit pretendimet, i kërkon Lazios rritje rroge

Thomas Strakosha është duke zhvilluar sezone fantastike me Lazion, teksa prej 2 vitesh është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te klubi italian.

Pikërisht forma e tij e mirë dhe interesimi nga klube të njohura europiane, kanë rritur pretendimet e portierit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, mediat italiane raportojnë se gardiani kuqezi ka vendosur kushte për rinovimin e kontratës me bardhekaltrit.

Sipas “Il Messagero”, 25-vjeçari kërkon që të mos trajtohet si i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për sa i përket kontratës së tij, Strakosha kërkon të paguhet 2 milionë euro në sezon, ndërsa deri tani merr 1 milionë euro.

Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Lazios do ia plotësojnë kushtin, apo do vendoin ta shesin të të marrin një portier tjetër.

ME TE LEXUARAT