Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spitali i blinduar me policë, pas atentatit që iu bë në Elbasan Ardjan Çapjës

Mëngjesin e sotëm, Ardjan Çapjas iu bë një atentat i mirëorganizuar, nga i cili mbeti i plagosur.
Personazhi i njohur për policinë në Elbasan dhe jo vetëm, ka marrë plagë në shpatull dhe këmbë.
55 vjecari aktualisht ndodhet te spitali i Traumës.

Prezenca e policisë në spitalin Ushtarak është shtuar.

Vetëm në hyrje ndodhen katër policë të armatosur, ndërsa jashtë patrullon edhe një makinë policie.

Sic shihet edhe nga fotot, të gjithë personat që hyjnë në spital duhet të kenë një mjet identifikimi.

Sipas Klodiana Lalës snajperisti ka qëndruar disa orë në pritje që Ardian Çapja të dilte në rrugicën mes dy vilave luksoze, ku është qëlluar me snajper.

Automjeti tip “VolksËagen” me të cilin janë larguar snajperisti dhe personi që e priste është me targa të vjedhura.

Arma dyshohet se është snajper prodhim finlandez që qëllon në distancë mbi 600 metër.

Gjithashtu, dyshohet se atentati ka ndodhur për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale që vijon prej vitesh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet