Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plehrat pushtojnë Durrësin, banorët në protestë, qeveria hesht

Mbyllja e vend-grumbullimit të mbeturinave në Porto Romano, duket se ka krijuar një kaos të vërtetë në qytetin e Durrësit, dhe aq më tepër tashmë në sezonin turistik.

Për shkak të kostos së papërballueshëm për t’i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t’i dërgonte ato në Manzë.

Sikur të mos mjaftonte gjendja e mjerueshme e shumë familjeve që u prekën nga tërmeti, tashmë Manza duhet të vuajë edhe pasojat e një katastrofe mjedisore me djegien e plehrave.

Kjo situatë ka çuar prej mbrëmjes së djeshme banorët e Manzës në protestë, duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi toksik dhe era e keqe fare pranë banesave, u bë e padurueshme.

Aktualisht është ndërprerë dërgimi i mbeturinave në Manzë, pasi nuk ka më vend, ndërsa Drejtori i pastrimit të plazhit, Alfred Luli tha se për disa ditë mbeturinat do të dërgohen në Sharrë.

Por, për ta bërë këtë Bashkia e Durrësit pret një fond shtesë nga Ministria e Financave.

Ndërkohë, qyteti i Durrësit është shndërruar në një katastrofë të vërtetë me kazanët e tejmbushur. Gjatë natës, disa banorë u kanë vënë flakën atyre në shenjë proteste, duke krijuar ndotje gjithandej.

Ndërkohë, ambientalisti, Sazan Guri e quajti krim shëndetësor këtë ngjarje, me pasoja për një komunitet të tërë.

Ky i fundit tha se:

”Është krim i mirëfilltë jo mjedisor, krim shëndetësor. Ky vret një komunitet të tërë. Jo vetëm të komunitetit të Manzës por edhe të Shijakut, edhe të Shën Avlashit, edhe të Maminasit.”

Reagime ka pasur edhe nga Partia Demokratike, sipas së cilës dyshja Rama-Dako po helmojnë qytetarët e Durrësit dhe Manzës.

Ndërkohë, nga qeveria ose Ministria e Mjedisit, nuk ka ende asnjë përgjigje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet