Nënkryetari i CDU/CSU thirrje politikës shqiptare: Tejkaloni diferencat për ‘Zgjedhore

Politikë

Nënkryetari i CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, reagon për marrëveshjen e arritur mes palëve politike për zgjedhjet.

Numri dy i CDU/CSU shprehet se puna duhet të vazhdojë sepse vota e lirë dhe zgjedhjet sipas standardeve të OSBE-së janë kusht për integrimin.

“Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti! Eshte arritur dakordesi per nje pjese te Reformes zgjedhore, ka ende diferenca qe duhet te arrihen per te hapur negociatat”, thekson Wadephul.

ME TE LEXUARAT