Maqedonia e Veriut drejt rimbylljes/ Propozohet karantina pas orës 22:00

Kosovë&Rajon
Maqedonia e Veriut drejt rimbylljes/ Propozohet karantina pas orës 22:00

Ditët e fundit duket se Maqedonia e Veriut është bërë vendi më problematik në Ballkan dhe ndoshta nga të paktit në Europë që po përjeton një shtim rastesh pas valës së parë nga Covid 19.

Për këtë arsye, autoritetet po mendojnë që të rikthejnë masat shtrënguese anti- covid, teksa këtë gjë e konfirmon edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Venk Filipçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Shëndetësisë thotë se nesër qeveria do e diskutojë situatën dhe masat e reja shtrënguese teksa një propozim konkret ka ardhur nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive.

Sipas këtij Komisioni, duhet të vendoset karantina pas orës 22:00, pra një orë policore për të ndaluar tubimet dhe grumbullimet gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

ME TE LEXUARAT