Lehtësim për banorët, Lame jep njoftimin e rëndësishëm për pronat në bregdetin e jugut

Aktualitet
Lehtësim për banorët, Lame jep njoftimin e

Një lajm i rëndësishëm është bërë me dije sot nga kreu i Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se ka nisur procesi i regjistrimit për pronat në jug.

Në deklaratën për shtyp, Lame njoftoi se nga ky proces do të përfitojnë rreth 8000 banorë. Procesi i regjistrimit të pronave pritet të zgjasë disa muaj dhe kjo do të krijojë mundësinë që në bregdetin e jugut të investohet në mënyrë të ligjshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lame deklaroi:

"Sot Kadastra hap zyrtarisht regjistrimet në 8 zonat bregdetare. Zonat janë: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë. Fillon procesi i regjistrimit fillesar në zonat e bregdetit, në jug të vendit. Në këtë proces do të përfitojnë rreth 8 mijë banorë të këtyre zonave. Ju premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave se ky proces do të shkojë deri në fund. Do të trajtohen 5200 pasuri. Jemi ndeshur me presione të shumta, jemi ndeshur me zhdukje me fshehje dokumentacioni, por do i japim fund këtij kalvari. Nga banorët kërkojmë vetëm besim dhe bashkëpunim. Të na dorëzojnë të gjithë dokumentacionin që kanë.”

ME TE LEXUARAT