Zbardhet sherri për ullinjë në Berat, me pesë të plagosur, si nisi konflikti

Aktualitet
Zbardhet sherri për ullinjë në Berat, me pesë të

Pesë persona janë plagosur pas një sherri mes komshinjve për mbjelljen e ullinjve.

Ngjarja e rende ka ndodhur mbasditen e kësaj të shtune në Berat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy familje janë përleshur me thika, lopata dhe kazma në lagjen “Barrikadë”.

Në fund pas këtij sherri masiv, janë plagosur pesë persona mes dy familjeve Dhana dhe Alibeaj.

Teë plagosurit e familjes Alibeaj jane: Drita Alibeaj,djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi 18 vjec Altjon Alibeaj.

“Pse mbjell këtu ?.Kjo ka qene kryefjala e ngjarjes , me pas ka filluar konflikti me kazma e lopata ku mbeten 5 persona të plagosur, shprehet Ismail Alibeaj.

Menjëherë në vendgjarje shkuan uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Disa persona ndërkohe janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë të plagosurit po marrin mjekime pranë spitalit Rajonal të Beratit.

ME TE LEXUARAT