Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tirana ka kryer testet për Covid 19/ Bardheblutë shpresojnë të luajnë nesër

Instituti i Shëndetit Publik ditën e shtunë njoftoi se testet për lojtarët e Tiranës do të kryheshin ditën e diel, duke njoftuar FSHF, që të spostonte kalendarin për klubin bardheblu.

Ndërkohë, FSHF reagoi ashpër ndaj Institutit të Shëndetit Publik dhe intitucioneve shtetërore duke i cilësuar “buroktratë dashakeqës që duan të pengojnë futbollin”

.
Burime zyrtare pranë klubit bardheblu pohojnë se testet janë kryer ditën e sotme dhe përgjigjet merren nesër në mëngjes.

Në rast se, çdo gjë shkon mirë, bardheblutë do të luajnë normalisht sfidën e tyre kundër Luftëtarit, në program nesër në orën 17:00 në Gjirokastër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet