Presidenti Serbisë: Do të luftojmë shumë për Kosovën, por nuk ka zgjidhje fatlume për ne

Kosovë&Rajon
Presidenti Serbisë: Do të luftojmë shumë për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është zotuar se do “luftojë” për Kosovën, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjidhje fatlume për Serbinë.

Vuçiç ka deklaruar se nuk është detyrë e presidentit të Serbisë të mashtrojë njerëzit. Duke theksuar se do të ketë përpjekje për të zgjidhur gjërat gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të zgjidhen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vuçiç shtoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha botërore te ndryshojne qendrimin e vet për pavarësinë e Kosovës dhe as qëndrimin që nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën.

Ky i theksoi se, do të ketë gjashtë muaj luftë të vështirë politike për interesat e tyre kombëtare në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e njerëzve atje.

Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pritet që të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën 100 %. Në prill të këtij viti, Kosova e pati zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit.

Por, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin dhe tha se tani pret nga Serbia që të heqë pengesat e tjera, në mënyrë që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

ME TE LEXUARAT