Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD akuza Ramës dhe Veliaj për pastrim parash dhe lidhje me organizatën mafioze Ndragheta

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta sot ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për lidhje me organizatën mafioze Ndragheta.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa në një deklaratë që bëri për mediat tha se kompania e mikut të Ramës dhe Veliajt, Flavio Tosi, ortake në pastrimin e mbetjeve në Tiranë është vendosur nën akuzë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane Ndragheta.

Kjo e fundit, kërkoi që pastrimi i parave të krimit nëpërmjet Tiranës të hetohet edhe nga drejtësia shqiptare duke theksuar se SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk sheh.

Delklarata e Partisë Demokratike, Ina Zhupa:

Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, përmes kompanisë së krijuar nga Erion Veliaj, Eco Tirana.
Ortakët italianë të kompanisë, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur sot nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.

Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49 përqind të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana.
Kjo kompani u propagandua me shumë bujë si kompania që jo vetëm do ta bënte Tiranën qytetin më të pastër në rajon, por ishte pjesë e projektit të madh për diferencimin e mbetjeve që në burim dhe grumbullimin e tyre.

Sot zbulohet se kjo kompani i ka shërbyer mafias së plehrave për pastrimin e parave, duke e bërë edhe funksionimin e saj në Shqipëri të dyshuar kryesore për aktivitet kriminal.

Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta.

Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Afera me mafian e plehrave duhet hetuar edhe në Shqipëri. Nuk duhet hetuar vetëm Erion Veliaj që e ka firmosur marrëveshjen me bashkëpunëtporin e Ndraghetës, por duhet hetuar edhe Edi Rama, i cili është nismëtari i kësaj marrëveshjeje mes mafiozësh.

Deri tani, Eco Tirana, me ortake kompaninë publike të Veronës, të përdorur nga mafia kalabreze është paguar rreth 4 milionë euro nga Erion Veliaj, duke përfshirë edhe pagesën për diferencimin e mbetjeve, kur ky proces nuk ekziston në Tiranë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të hetohen nga SPAK për lidhjet e mundshme me aferën mafioze të plehrave dhe pastrimit të parave të mafias italiane me kompaninë publike EcoTirana.

Fushata e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për diferencimin e mbetjeve ishte vetëm një mashtrim për t’i hapur rrugë ortakërisë në kompaninë e plehrave me ata që sot akuzohen se e përdorën këtë kompani për të qarkullyar paratë e mafias italiane.

SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk sheh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet