Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

NASA kërkon vullnetarë për “pushime” të veçanta

NASA po kërkon vullnetarë për një studim izolimi në hapësirë.

Ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën presin të çlirojen përfundimisht nga karantina dhe të kthehen në jetën normale, është e sigurt se ka shumë njerëz që janë të trishtuar nga heqja e masave të izolimit dhe bllokimit, aq shumë sa nuk duan të dalin nga shtëpia.

Pikërisht për këta njerëz ka nevojë NASA. Njerëz që të rezistojnë të qëndrojnë 8 muaj të mbyllur në një laborator anije kozmike, e cila kurrë nuk do të ngrihet nga Toka, por premton se këta vullnetarë do të shijojnë përvoja të vërteta të astronautëve.

Qëllimi i testit është të studiojë efektet e bllokimit dhe izolimit afatgjatë në psikologjinë njerëzore, fiziologjinë dhe dinamikën e grupit.

Sipas NASA, ky “mision analog” synon të mbledhë të dhëna që do të ndihmojnë NASA të përgatisë astronautët e ardhshëm për eksplorime të gjata në Hënë dhe Mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet