Pakti për Reformën Zgjedhore, Ralf Gjoni: Pa listat e hapura nuk kalon asgjë në Parlament

Politikë
Pakti për Reformën Zgjedhore, Ralf Gjoni: Pa listat e hapura nuk kalon

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni e ka quajtur pazar të turpshëm marrrëveshjen e mbrëmshme të Reformës Zgjedhore dhe paralajmëron se ajo nuk do votohet në Kuvend.

Gjoni thotë se vota e tij do jetë kundër pasi nuk adresohet në atë marrëveshje as vota e Diasporës dhe as sistemi zgjedhor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu Gjoni vendos kusht se pa Lista të Hapura asnjë Kod Zgedhor nuk miratohet nga opozita e re në parlament.

STATUSI NGA RALF GJONI

PA LISTAT E HAPURA NUK KALON ASGJË NË PARLAMENT. BETEJA VAZHDON!

Që të kuptohemi qartë, duhen disa pika mbi i:

Do bëja gjithçka për integrimin evropian të Shqipërisë, por kurrë nuk do punoja kundër interesave të popullit tim. KURRË!

Pa lirinë e votës, nuk ka demokraci. Pa demokraci, nuk ka asnjë shans të ketë drejtësi!

Teksti i shitur mbrëmë si çelësi i ‘integrimit’ nuk ka asnjë lidhje me reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët dhe me asnjë ‘standart evropian’ në anglisht, italisht apo frengjisht qoftë.

Ajo është një marrëveshje e turpshme pazari që rehabiliton Luli Bashën, siguron mandatin e tretë të Edi Ramës dhe kthen kasetën prapa, tek fillimi i këngës.

Ajo marrëveshje nuk ofron shpresë, por shton dëshpërimin e shqiptarëve, të cilët me të drejtë duan të largohen nga vendi.

Marrëveshja Basha-Rama nuk siguron votën e lirë e të barabartë, por e lë sistemin pre të manipulimeve zgjedhore.

Teksti nuk e përmend fare votën e diasporës, që ne e kemi kusht në parlament.

Ranë dakort që të mos ndryshohet sistemi dhe të mos hapen listat. Pra, këta e thonë hapur se duan të emërojnë deputetët e parlamentit të ardhshëm pa garë, pa rregulla demokratike e pa asnjë debat.

Si përfundim partitë e vërteta ‘opozitare’ kërkuan që militantët partiakë të vazhdojnë numërimin e votave dhe të sigurojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë.

Këta e pranuan hapur mbrëmë, se gjithë kjo nuk ishte krizë demokracie, por thjesht dëshirë për një tender gishtash.

Si e tillë, kjo është një marrëveshje thellësisht anti-kombëtare e cila nuk i shërben interesave euro-atlantike të Shqipërisë.

Nëse kjo kalon në parlament, vendi ynë do bëhet gjithnjë e më i thyeshëm ndaj interesave malinje të aktorëve lindorë, islamikë e anti-perëndimorë, sepse ata që kanë tru do largohen prej korrupsionit gjithnjë e më masivisht.

NDAJ, ne na takon t’a presim penalltinë e Lulit dhe t’ia gjuajmë topin mbrapsht me forcë, drejt e në fytyrat e Ramës dhe Bashës & Co.

Duhet që shqiptarët e pastër e të pavarur t’a dënojnë këtë paturpësi të pashembullt, ndërkohë që ne do bëjmë maksimumin tonë në parlament për t’a bllokuar.

Dhe për të gjithë ata që mund të kenë dyshime, patjetër që vota ime do të jetë kundër çdo ndryshimi në kodin zgjedhor që nuk adreson hallkat kyçe të sistemit zgjedhor.

Vetëm kështu mund ti afrohemi Bashkimit Evropian, dhe sinqerisht shpresoj që negociatat të hapen sa më shpejt për të mirën e shqiptarëve.

#VotëELirë

#NdryshimSistemi

#ListaTëHapura

#VotaEDiasporës

#DepolitizimAdministrate

#Drejtësi

#IntegrimEvropian

ME TE LEXUARAT