Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Klea Huta poston për herë të parë foton e ëmbël me djalin: “Ti më ndryshove jetën”

Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda para dy ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një djalë që po e prisnin me padurim prej kohësh.

Djalin e tyre e pagëzuan dhe i vendosën emrin e veçantë Krid.

Dy ditë nga ardhja në jetë e të voglit, Klea ka publikuar në llogarinë e saj në “InstaStory” një foto të ëmbël duke i mbajtur dorën të birit, i cili ka shtrënguar gishtin e saj.

Bukuroshja po përjeton ndjesinë më të bukur të të qenurit nënë dhe këtë e dëshmojnë dhe fjalët e saj.
Kjo e fundit në publikim e fotos bashkëngjitur ka shkruajtur

“Ti më ndryshove jetën”, duke i drejtuar të birit me fjalët e këngës që ka shoqëruar foton.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet